Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas njoftimit të ekzekutivit për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.
Sipas Gashit, kjo rritje e koeficientit e përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes aktuale, duke thënë se gjithçka e kanë bërë gjysmë dhe “s’kanë marrë asnjë vendim të plotë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ndryshimi për gjysmë koeficienti në pagat e sektorit publik përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes Kurti. Gjithçka gjysmë, asnjë vendim i plotë, asnjë veprim i plotë, asnjë masë e plotë, asnjë reformë e plotë – asgjë e plotë.Një qeverisje gjysmake, nga qeveritarë gjysmakë, siç është edhe ky koeficient gjysmak për pagat në sektorin publik.9 shkurti po afron, dhe bashkë me të do të vijë edhe ndryshimi i plotë!”, ka shkruar Gashi.
Kurti në një konferenë të thirrur për media, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Ai tha se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.