×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Richard Grenell më tepër ishte me serbë sesa me amerikanë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 22:49

    Avokati Tomë Gashi tregoi se kush ishte personi i cili kuptoi ngritjen e aktakuzës së ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të tjerëve të cilët gjenden në paraburgim të Gjykatës Speciale në Hagë.


    Sipas Gashit, Richard Grenell ishte personi i parë që dha lajmin kur u publikua aktakuza e Thaçit, në kohën kur ai po udhëtonte për në Washington të SHBA-së.

    “Lajmin e parë për ngritjen e aktakuzës e kanë marrë në Vjenë nga i dërguari i Trump Z.Grenell i cili shëtitej kësajde sikur në shtëpinë e vet dhe i cili krijonte dëme, ai faktikisht ndërhynte politikisht dhe ishte një pro-serb, ku më së miri u deklarua ose thënë më mirë u pa në fushatën zgjedhore të Presidentit Donald Trump, ku ai më tepër ishte me serbë sesa me amerikanë”, u shpreh ai në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!