×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët e Mitrovicës thonë se nuk do t’i zbatojnë kufizimet e Qeverisë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 14:53

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë që operojnë në qytetin e Mitrovicës, me të cilët kanë diskutuar lidhur me peticionin e dorëzuar ditën e djeshme për funksionimin e këtyre bizneseve edhe pas orës 21:00 në ambiente të hapura.


    “Përfaqësuesit e bizneseve në fjalë theksuan se kanë kërkuar këtë takim me Bahtirin që të jetë i informuar që nuk do ti zbatojnë masat e reja të Qeverisë, ku sipas tyre janë të padrejta, të paligjshme dhe pa logjikë e që nuk ndikojnë fare në parandalimin e virusit COVID-19, vetëm se shkatërrojnë ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.

    Bahtiri ka kërkuar nga gastronomët t’i respektojnë masat derisa ato janë në fuqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!