×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Gastronomët protestojnë duke mos ju shërbyer kafe qeveritarëve

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 23:01

    Gastronomët me qëllim të protestës ndaj masave të fundit , nuk shërbejnë kafe tek qeveritarët.


    Numri i kafeve që bënë gjatë ditës është goxha i madh.

    E atë mundohet që ta shërbejë me shumë respekt tek klientët.

    Por jo të gjithë do të pritën me kaq mirë në këtë kafiteri në Prishtinë.

    Kjo pasi që ky lloj i bizneseve kanë vendosur që të mos ju shërbejnë disa qeveritareve.

    Gastronomët, janë irrituar me masat kufizuese të qeverisë ndërsa në listën e tyre janë komplet kabineti qeveritar.

    Ilir Gashi menaxher i kafiterisë “Seraj” thotë që kjo do të vazhdojë deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre.

    Gashi shtonë se nuk do të pranoi ta shërbejë nëse dikush nga këta politikanë vije në lokalin e tij.

    Kurse nga shoqata e gastronomëve thonë se ky vendim erdhi si pasojë e shprfilljës që iu është bërë atyre nga qeveritarët.

    Në listën e publikuar nga shoqata e gastronomëve hynë edhe Kryeministri I vendit Avdullah Hoti, Dritan Selmanaj , Besnik Tahiri, Albulena Balaj e Goran Rakic madje ky I fundit është vendosur dy here.

    E gjatë ditës tha zv.kryeministri I parë Besnik Tahiri tha se I fton gastronomet per kafe , por një gjë të tillë u refuzua menjëher këtë të fundit. nga gastronomët.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në qytetet më rrezikshmëri të lart gastronomia të punoi vetëm deri ne orën 19.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!