×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Gati 2 milionë për imazh, mbi 200 mijë Euro për shkelje – fushata e Vetëvendosjes nën gjoba

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 17:52

    Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit,  ka raportuar pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 16.08.2024 e deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kjo parti për këtë periudhë ka raportuar se ka shpenzuar gjithsej 1 milionë e 702 mijë e 36 euro e 55 cent, prej tyre për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LVV ka shpenzuar 1 milionë e 182 mijë e 518 euro e 63 cent.

    Por krahas marketingut të shtrenjtë, fushata e VV-së ka pasur edhe një kosto tjetër: 212 mijë e 500 euro gjoba të paguara për shkeljet gjatë fushatës, të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Të hyra nga buxheti i shtetit,  LVV ka deklaruar 1 milion e 83 mijë e 691 euro e 98 cent.

    Si donacione LVV ka raportuar për këtë periudhë 26 mijë e 801 euro e 76 cent.

    Sipas këtij raportimi LVV ka shpenzuar 36 mijë e 969 euro e 66 cent për paga dhe kompensime.

    Për transport kjo parti ka shpenzuar 199 mijë e 816 euro e 35 cent./Reporteri.net/

    Në këtë raport mund të gjeni shpenzimet e Vetëvendosjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!