Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka raportuar pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 16.08.2024 e deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kjo parti për këtë periudhë ka raportuar se ka shpenzuar gjithsej 1 milionë e 702 mijë e 36 euro e 55 cent, prej tyre për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LVV ka shpenzuar 1 milionë e 182 mijë e 518 euro e 63 cent.
Por krahas marketingut të shtrenjtë, fushata e VV-së ka pasur edhe një kosto tjetër: 212 mijë e 500 euro gjoba të paguara për shkeljet gjatë fushatës, të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Të hyra nga buxheti i shtetit, LVV ka deklaruar 1 milion e 83 mijë e 691 euro e 98 cent.
Si donacione LVV ka raportuar për këtë periudhë 26 mijë e 801 euro e 76 cent.
Sipas këtij raportimi LVV ka shpenzuar 36 mijë e 969 euro e 66 cent për paga dhe kompensime.
Për transport kjo parti ka shpenzuar 199 mijë e 816 euro e 35 cent./Reporteri.net/
Në këtë raport mund të gjeni shpenzimet e Vetëvendosjes:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.