E enjtja ka qenë dita e fundit që kur kanë shtrënguar duart Albin Kurti e Isa Mustafa, mbi shpatullat e të cilëve njerëz po qëndron arritja e një marrëveshje për krijim të Qeverisë.
Kur janë bërë gati 72 orë nga takimi i fundit, nga këta dy nuk është marrë asnjë mesazh lidhur me procesin e negociatave për marrëveshje, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse Kurti ditët e mëhershme ishte aktiv në deklaratat rreth koalicionit, 72 orët e fundit nuk është lajmëruar fare. Njëlloj ka vepruar edhe kreu i LDK-së.
Ndërkohë, nga asnjëra parti nuk kanë pranuar të flasin për takimin e radhës, sidomos tani kur në takimin e fundit u raportua se u ndanë më keq.
Të vetmit që po flasin janë garda e vjetër me korrespodencë e VV-së. Anëtarët e kësaj partie në Shqipëri në vazhdimësi po kritikojnë LDK-në.
Sidoqoftë, VV e LDK janë deklaruar në vazhdimësi se nuk shohin tjetër partner, e kjo ka bërë që të mos ketë rrugë të dytë për daljen nga kjo krizë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.