×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati dy muaj nga rastet e para: 855 të infektuar në Kosovë, 26 viktima dhe 403 të shëruar

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 8:08

    Derisa numri i rasteve është duke u zvogëluar, në Kosovë deri tani janë shënuar rreth 855 raste, 26 viktima e me 403 të shëruar.


    Numri i të shëruarve po vazhdon të rritet çdo ditë, e në anën tjetër i të infektuarve ka nisur të zvogëlohet dukshëm.

    Vetëm gjatë ditës djeshme nga 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, janë konfirmuar 4 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar 22 persona.

    Nga 4 maji masat kanë filluar të lehtësohen për qytetarët e Kosovës, ku tani ju lejohet të dalin për 3 orë brenda ditës.

    Masat tjera priten të lehtësohen në fazat e radhës, që pritet të zgjasin deri në qershor.

     

    Në nivel global deri tani janë konfirmuar rreth 3,53 milion raste. Numri i viktimave ka shkuar në 248 mijë, derisa i të shëruarve është 1,13 milion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!