×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati tre orë në pritje, ende s’ka adresim zyrtar nga Borrell për takimin në Bruksel

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 20:08
    Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel. 27.02.2023.

    Bashkimi Evropian ende nuk ka dalur me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me përfundimin ose jo të takimit të Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, nën ndërmjetësimin e emisarëve të BE-së, në Bruksel.

    Takimi, i cili nisi pak pas orës 17:00 të pasdites, nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka përfunduar, derisa të gjithë po presin deklarimin nga Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kujtojmë se, pas dy takimeve ndaras me palën kosovare dhe atë serbe, Borrell ka pritur në takim të përbashkët Kurtin dhe Vuçiqin.

    Borrell shkurtimisht tha se në agjendë të takimeve të sotme – ato ndaras dhe takimin e përbashkët – është pikërisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve derisa shpresoi në qasje konstruktive nga të dy palët.

    Presidenti serb, Vuçiq, pak më parë tha se takimi ishte i vështirë, por diçka që ai e priste.

    Vuçiq: Takim i vështirë, por s’ka dorëzim

    Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhet edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!