Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Gaxherri thotë se Lidhja Demokratike pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga kryeministri Kurti në tavolinën e dialogut. Derisa thekson, se Kosova nuk duhet të ik nga kjo e fundit.
“LDK, pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga institucionet e saja në këtë rast nga Kryeministri Kurti. Dialogu me Serbinë nuk është proces i lehtë, bazuar në sjelljen jo-konstruktive të Serbisë, por Kosova me asnjë kusht nuk duhet të ik nga tavolina e dialogut, duke respektuar kushtetutën e Republikës së Kosovës, sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës”, thotë Gaxherri.
Gaxherri e sheh teje shqetësuese faktin që, sipas saj, Kurti nuk ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun.
Tutje Gaxherri konfirmon se, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e dialogut.
“Është shqetësuese që kryeministri aktual, flet dhe sjellet me arrogancën e numrave, fuqisë elektorale dhe partive opozitare, shoqërisë civile si dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi, nuk ju ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun, ne së paku nuk e kemi dëgjuar ende Kurtin për platformën që ka ai për dialogun. LDK, nuk do jetë pjesë e dialogut, por do jetë monitoruese dhe gardiane e pa-kompromis në lidhje me këtë temë përmes kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.