×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri përkrahë Vjosa Osmanin: Edhe gratë mund ta udhëheqin dinjitetshëm LDK-në

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 10:32

    Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka bërë të ditur se ka edhe gra që mund ta udhëheqin dinjitetshëm LDK-në.


    Kështu ka thënë ajo në një lidhje direkte për Klan Kosova, duke shtuar se ka më shumë se gjishtat e dorës kandidatë të cilët mund ta udhëheqin LDK-në.

    “Nuk mund ta thotë askush para Kuvendit Zgjedhor se kush do të jetë i kryetar i LDK-së. Kuvendi do ta vendosë këtë gjë. Duhet të jemi të sinqertë se 100 për-qind nuk ka asgjë. Fatbardhësisht se në LDK ka kandidatë më shumë se gishtat e dorë që do të mund ta udhëheqin këtë parti. Ka edhe gra në LDK që mund ta udhëheqin dinjitetshëm”, ka thënë Gaxherri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!