Po qe se ndodh miratimi i “dy apo tri” ligjeve në nivel shtetëror, Bosnje-Hercegovina ka gjasa të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka mësuar gazeta boshnjake “Politicki.ba” nga burimet e saj brenda Komisionit Evropian, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kjo gjë, siç thotë “Politicki.ba”, do të jetë pjesë e raportit të nesërm të KE-së, dhe do t’u paraqitet shteteve anëtare të BE-së, ndërsas Këshilli Evropian pritet që raportin ta diskutojë më 15 dhe 16 dhjetor.
Ministrat evropianë të jashtëm pritet të reflektojnë mbi zgjedhjet e përgjithshme të 2 tetorit në Bosnje-Hercegovinë.
Lobuesit më të mëdhenj që Bosnje-Hercegovina të merr statusin e vendit kandidat kanë qenë Austria dhe Sllovenia.
Zyrtarisht, hapat e parë drejt anëtarësimit të plotë u bënë në korrik 2008, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit BE-BeH .
Në dhjetor 2010, BeH-së iu hoq regjimi i vizave për të udhëtuar në BE.
MSA-ja hyri në fuqi në qershor 2015 dhe vitin pasardhës BeH paraqiti kërkesë (aplikim) për anëtarësim në BE.
Gjatë vitit 2019, Komisioni Evropian dha opinionin e tij (avis) për kërkesën e BeH dhe në fund të atij viti dha 1a4 prioritete që BiH duhet të përmbushë përpara se të marrë statusin e vendit kandidat
Kosova gjithashtu ka premtuar se në fund të këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kishte lajmëruar në një numër rastesh kryeministri kosovar, Albin Kurti./Reporteri.net/