×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta kroate shkruan për Kurtin pasi Vuçiç e quajti “llum terrorist”

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 13:37
    Fotografia: Index.hr

    Media kroate “Index” i ka kushtuar një artikull Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas cilësimit si “llum terrorist” nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

    “Kush është Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës të cilin Vuçiç e quajti llum terrorist”, titullohet artikulli.

    Disa pjesë të shkrimit të “Index”:

    Kurti e etabloi veten si lider në ditët e tij studimore, kur, si nënkryetar i unionit të studentëve në Universitetin e Prishtinës më 1997, ishte një nga organizatorët e protestës më të madhe kundër regjimit të Millosheviçit. Vitin tjetër, ai ishte në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaçit, kur nisi konflikti i armatosur me Beogradin.

    I burgosur dhe i rrahur nga Sebria e Millosheviçit më 1999

    Policia serbe e arrestoi atë gjatë kampanjës ajrore të NATO-s kundër spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova. Në burgun e Dubravës aty ku e dërguan, një demonstatë e të burgosurve ndodhi, ku policia dergji gjak. Më shumë se 100 të burgosur u vranë.

    Në gjyq ai deklaroi se nuk e njeh gjykatën e Jugosllavisë, ku u dënua me 15 vite burg për rrezikim të integritetit territorial dhe konspirim terrorist ndaj Jugosllavisë.

    Ai deklaroi se do  ta bënte të njëjtën gjë përsëri.

    Sidoqoftë u lirua më 2001 nën presion ndërkombëtar te qeveria e re që zëvendësoi Millosheviçin, ndërsa më 2003 diplomoi në inxhinieri telekomunikacioni dhe kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Teknike në Prishtinë.

    Në vitin 2007, lëvizja e tij aktiviste Vetëvendosje organizoi protestë kundër planit të paqes të ndërmjetësuesit ndërkombëtar të OKB-së për Kosovën Martti Ahtisaari.

    Ai u arrestua sërish për shkak të konfliktit të dhunshëm mes protestuesve dhe policisë së misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut.

    Kurti është edhe avokat i bashkimit me Shqipërisë nëse shqiptarët do të mbanin një referndum, edhe pse vetiu thotë se nuk dëshiron të bëjë luftë për të arritur atë qëllim./Reporteri.net/

    Shkrimi i plotë në Index.hr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!