×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta prestigjioze e Zvicrës në artikullin për Kosovën i jep hapësirë të veçantë Reporterit

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 12:54

    Një artikulli i gjatë për Kosovën, futbollistet e kombëtares së saj dhe entuziazmin e shoqërisë për të depërtuar dhe përkrahur talentet e saj, është publikuar sot në gazetën më të madhe në Zvicër, “Neue Zurcher Zeitung”. Artikulli në fjalë flet edhe për Reporterin, gazetën e re online që ka depërtuar shpejtë në tregun medial të Kosovës.


    Gazetari Samuel Burgener, duke përkushtuar Kosovën nga ajo se çfarë ai ka parë nga disa ditë qëndrim në Prishtinë, ndalet edhe tek vizita e tij në redaksinë e Reporteri.net.

    “Gazetarët dhe gazetaret ulen në një zyrë të vogël në oborrin e shtëpisë që gjendet te Qafa në Prishtinë. Mentor Gjergjaj kërkon një numër telefoni, shënon diçka në një bllok”, shkruan ai në artikullin “Futbolli i jep shpresë popullit të Kosovës”.

    Tutje, në tekst tregohet se Gjergjaj është bashkëthemelues i gazetës online “Reporteri.net”.

    “Platformat si “Reporteri.net” po krijohen gjithnjë e më shumë në Kosovë. Licenca për media është e lirë, liritë gazetareske garantohen”, shkruan gazeta prestigjioze e Zvicrës.

    Ai tregon edhe bisedën me gazetarin kosovar rreth Kosovës dhe futbollisteve të saj.

    Gjergjaj thotë se Kampionati Evropian tani është bërë një shqetësim shoqëror pasi kosovarët duan ta shohin Kombëtaren e tyre duke luajtur në një kompeticion të tillë, shkruan NZZ në edicionin e së dielës.

    Mentor Gjergjaj thotë se Kosova u ka dhënë talentet e saj në dispozicion vendeve të tjera për dekada, përfshirë edhe Zvicrën.

    Mentor Gjergjaj thotë se futbolli po kontribuon në depolitizimin në vend, shkruan NZZ.

    “Asnjë nga lojtarët nuk foli kurrë politikisht, dhe kur një kandidat përdori një takim me futbollistët për një selfie në fushatën zgjedhore të vjeshtës, shumë njerëz e kritikuan atë”, citon gazeta bashkëthemeluesin e Reporterit.

    Ne artikullin e gazetës zvicerane, për Kosovën ka folur edhe kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se futbolli po ndihmon vendin për të formuar një identitet.

    “Asnjëherë nuk kemi pasur rast të tregojmë talentin tonë. Në Kampionatin Evropian do të ishim pjesë e një ngjarje të rëndësishme sportive. Ne morëm një formë të njohjes ndërkombëtare. Ndikimi në vetëbesimin e Kosovës do të ishte i jashtëzakonshëm” ka thënë Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!