×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta zvicerane shkruan për vrasjen e nënës së këshilltares së Kryeministrit nga burri i saj në Kosovë

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 13:51

    Një çift me nënshtetësi zvicerane u grindën të martën në Prizren gjatë pushimeve të tyre në Kosovë. Më pas, Bajram V. (61 vjeç) qëlloi gruan e tij Armenda V. (42 vjeçare). Viktima është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt, shkruan e përditshmja zvicerane Blick


    Të martën mbrëma ndodhi një skenë e përgjakur krimi në qytetin e Prizrenit. Çifti udhëtuan nga Zvicra në Kosovë për t’i kaluar pushimet e tyre atje.

    Por udhëtimi përfundon me një akt të përgjakshëm pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ndodhi vetëm 100 metra larg shtëpisë së Bajram V dhe gruas së tij Armenda V, vijon artikulli i Blick, përcjell në shqip ‘Sinjali’.

    “Unë e vrava gruan time”, tha Bajram V. kur thirri policinë. I dyshuari është arrestuar. Viktima është nëna e Diellza H, këshilltare e kryeminsitrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

    Në vendin e ngjarjes hetuesit policorë gjetën 15 gëzhoja plumbash. Të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur një revole me 42 plumba.

    Në artikullin e Blick janë shpërndarë edhe postimet e Diellza Hotit, kur ajo njofton për humbjen e nënës së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!