Asociacioni i gazetarëve, njofton se me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, ashtu si herëve të tjera gazetarëve e punëtorëve tjerë medialë u lejohet qarkullimi lirshëm.
“Bazuar në udhëzimet e reja të publikuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat hyjnë në fuqi nesër (13 nëntor), gazetarëve dhe të gjithë punëtorëve të tjerë medialë iu lejohet lëvizja sikurse herëve të tjera. Të gjithë punonjësit medialë kanë të drejtë qarkullimi gjatë 24 orëve në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre”, thuhet në njoftim.
Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë medialë duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.