×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Gazetari Hamidi publikon të dhënat që përgënjeshtrojnë Ministrin Murati për numrin e të punësuarve

    Reporteri
    18 Qershor 2023 | 21:41

    Gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamidi, ka demantuar qeverinë, konkretisht ministrin e Financave Hekuran Murati, për rritje të llogarive aktive në Trustin e Kursimeve Pensionale.

    Sipas tij, në Trust për 3 muaj janë rreth 100 mijë llogari aktive më pak.

    “Lexoni popull, me fakte! Ky raport i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e demanton ministrin e zero % investimeve kapitale ( Hekuran Muratin). Sipas Trustores për 3 mujorin e parë të këtij viti, llogari aktive në Trust janë 331,226, krahas 428,891 sa kanë qenë në tremujorin e fundit të vitit 2022. Pra, rreth 100 mije aktive më pak për 3 muaj”, ka shkruar Hamidi në Facebook.

    Kryeredaktori i “FrontOnline” thotë më tej se është alarmante se çka po ndodh me ekonominë e Kosovës gjatë mandatit të kësaj qeverie.

    “Ai po flet se si numri i llogarive të përgjithshme në trust është rritur për rreth 8000. Sa për informacion në Kosovë mund të jenë rreth 200 mijë biznese të regjistruara, mirëpo as gjysma e tyre nuk është aktive. Dhe këta të fundit duhet shikuar për statistika të sakta, jo për statistika të manipuluara qysh po ndodhë vazhdimisht! Turp!”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!