Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin për mohimin e Masakrës së Reçakut.
Van Dijk tha se nuk mund të lejojnë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit etnik, të fundit në historinë evropiane.
“Ne si evropianë nuk mund të lejojmë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit të fundit etnik në historinë evropiane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Tutje, gazetari holandez e ka ndarë edhe ballinënën e gazetës “Koha Ditore” të publikuar pikërisht në ditën kur edhe ka ndodhur Masakra e Reçakut.
“Në ditën kur një ministër i një vendi të caktuar mohon një masakër në Kosovë, gazeta Koha Ditore vendos gazetën origjinale të asaj dite në janar 1999”, ka shkruar ai.
Deri më tash për mohimin Masakraës së Reçakut nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë ka pasur shumë reagime, përshirë këtu edhe zyrtarë të lartë nga Brukseli por as Presidentja Vjosa Osmani as Kryemnistri i Kosovës Albin Kurti nuk kanë reaguar ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.