×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i FAZ-it provon të arsyetohet për heqjen e disa pjesëve nga intervista me Kurtin

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 17:29
    Korrespodenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens

    Hoqi pjesët më “ekskluzive” që i proklamoi në llogarinë në Twitter të shtunen rreth intervistës me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

    Ishte tejet i gëzuar të ndante pjesëza të intervistës me lexuesit para se të publikohej ajo në plotëni në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

    Veçanërisht, deklatën që Kurti, siç shkroi ai, i kishte thënë se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kishte “më shumë informacione se unë” për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

    Kjo, shkaktoi debat të ashpër në vend.

    Tweet i Michael Marteens të shtunen e kaluar

    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, sot doli me një “shpjegim” pse e hoqi atë pjesëz.

    Ndonëse e pranon se me ekipin e kryeministrit u dakordua që disa pjesë të intervistës “ishin potencialisht sensitive”, ai thotë se pjesa që e hoqi për ambasadorin Hovenier, “nuk ishte njëra nga to”.

    “Disa njerëz duket se e marrin për skandal (ose duan ta kthejnë në të tillë) që një ambasador amerikan në disa raste mund të dijë më shumë për situatën e sigurisë në rajone të caktuara (në këtë rast për veriun e Kosovës) se sa një Krymeinistër. Por, a është skandal kjo?”, shkroi në formë pyetje gazetari.

    Gazetari morri mundin t’ua rikujtojë gazetarëve shqiptarë se ShBA ka kapacitetet më të larta të inteligjencës në botë.

    “Shihni ambasadat gjigande në Prishtinë, Shkup, Sarajevë (ose Kampin Bondsteel). Sigiruisht, jo vetëm diplomatë punojnë atje. Është e sigurë se ambasadorët amerikanë në raste kanë informacion më shumë se të tjerët, përfshirë qeveritë”.

    Për audiencë gjermane, sipas tij, kjo s’do të ishte lajm. “Jam i habitur që për Kosovën kjo qenka ndryshe”.

    Por, ai vazhdon të tregojë, se e pranon që cicërimat e tij të së shtunes “ishin potencialisht të ndjeshme”.

    “Zoti Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë bisedës tonë të regjistruar dhe më vonë e autorizoi atë në transkriptë të shkruar të asaj bisede, të cilën unë ua dhash ekipit të tij para publikimit pasi që disa prej temave (e jo pjesa për ambasadorin) ishin potencialisht të ndjeshme”.

    “Pasi që intervista ishte tejet e gjatë (mbajeni në mend që Kosova është çështje e madhe në Gjermani), unë i hoqa disa pjesë të versionit të autorizuar të cilat janë të një interesi më të vogël për lexuesit tonë. Në mesin e tyre ishte pjesa e ambasadorit amerikan. Kjo është e gjitha. S’ka nevojë për konspiraci”, ka përfunduar ai.

    Gazetari hoqi dy pjesët më të cituara nga mediat kosovare të marra nga cicërimat e tij të së shtunes, ndërsa në publikimin e së hënës, përmbajtja dallonte dukshëm nga çfarë proklamoi të shtunën./Reporteri.net/

    Kurti për FAZ: “Kompromisin për targa e pranova për t’i hapur rrugë dialogut që duhet të përfundojë në pranverën e 2023-ës”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!