×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i RTK-së: Bashkë me nënën shpenzuam 1 mijë e 890 euro për t’u shëruar nga Covid-19

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 11:00

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Fisnik Dërguti, ka treguar se sa i ka kushtuar shërimi nga COVID-19 atij dhe nënës së tij.


    Ai përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka thënë se për barna, analiza, shpenzime të infermierit dhe për aparat të oksigjenit kanë shpenzuar rreth 2 mijë euro, duke ofruar si dëshmi edhe faturat.

    Postimi i tij:

    Po i bëj publike shpenzimet e sherimit nga COVID 19, për dy persona për mua dhe nënën time, jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjesve te shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila eshte ndihma e shtetit per ata që shërohen në shtepi?

    Po 50 euro per mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “0”

    Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)

    A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?

    Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!