×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i RTK-së thotë se Përparim Rama e shau me nënë për shkak të kritikave

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 18:24

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Besart Galica, ka thënë se është sharë me nënë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Galica, i cili është edhe redaktor në RTK, ka thënë se ngjarja ka ndodhur para 3-4 ditësh kur teksa ndodhej në oborrin e kryeministrisë rastisi të takohej me Përparim Ramën.

    Sharja me nënë gazetari Galica thotë se erdhi pasi i tha Ramës “Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mospunë”, në çka thotë se Rama ju përgjigj: “Kush më kritikon ia @i nanën!”.

    Për këtë Galica thotë se ka edhe dëshmitarë edhe kolegë të tij gazetarë që ishin prezentë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Galicës:

    Po dua të ua tregoj një rast që me më pas thanë dikush nuk i kisha besu!

    Para 3-4 ditësh, në oborrin e kryeministrisë, isha me një koleg, dhe e takuam kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama.

    Pas përshëndetjeve si respekte, i thashë: Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mos punë!

    Tha: Kush më kritikon ia @i nanën!

    Dmth nuk mbrrijta me besu çfarë sjellje prej rrugaqi.

    E të shamen, po ja ktheva bash qysh e lypi!

    (Në këtë ngjarje veç kolegut tim, është dëshmitare edhe një tjetër kolege e imja në RTK)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!