×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Kelmendi nga Washingtoni: Po synohet që sot të arrihen marrëveshjet, e që nesër t’i përurojë Trump në takimin me dy delegacionet

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 19:53

    Gazetari Adriatik Kelmendi, që po përcjell nga afër zhvillimet në Washington, raporton se ka marr vesh se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.


    Në një lidhje direkte për Klan Kosova ai tha se pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të arrijnë të dakordohen sot për marrëveshjet e mundshme.

    Ai raportoni për Klanin se tashmë pala kosovare i ka prezantuar projektet.

    “Në takim kanë qenë qysh sot edhe pala serbe. Sipas burimeve nga delegacioni i Kosovës do të ketë ndoshta edhe befasi të këndshme. Synohet që të arrihen sot marrëveshjet në mënyrë që nesër të shkohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të ndërmjetësojë takimin, siç merr vesh Klan Kosova, edhe vet presidenti amerikan Donald Trump”, ka Kelmendi.

    “Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjedhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.

    Pas pauzës, do të vazhdojë edhe pjesa e dytë e takimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!