Me fillimin e sezonës së verës numër i madh i mërgimtarëve ia mësyjnë vendlindjes.
Pjesa e konsiderueshme e tyre në Kosovë vijnë përmes Serbisë, ku në vazhdimësi po iu shkaktojnë probleme mërgimtarëve tanë.
Për këtë ka shkruar edhe Gazetari Arben Ahmeti nga RTV Dukagjini, i cili u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shmangin rrugën kah Serbia, për shkak se shteti serb po i shfrytëzon ata për t’u hakmarrë për taksën, shkruan Reporteri.net.
Ahmeti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të mos lejojnë të trajtohen si njerëz pa shtet, pa të drejta dhe të pabarabartë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te dashtun bashkatdhetare!
Autoritetet e Serbise kane vendosur qe t`u perdorin juve si subjekt per hakmarrje kunder takses.
Andaj nese zgjidhni qe rruga juaj drejt vendlindjes te kaloje neper Serbi, mos u befasoni nese gjobiteni me mijera euro, apo keqperdoreni ne nje forme ose tjeter.
Serbia synon qe duke ju gjobitur t`i mbledh sadopak parate e humbura si rezultat i takses.
Prandaj eshte e rendesishme sot me shume se cdohere tjeter, kete vere me shume se sa cdohere tjeter qe ta evitoni kalimin neper Serbi.
Mos prano te behesh viktime e nje hakmarrje primitive, e nje shteti primitive.
Mos lejoni qe te kenaqen serish derisa na trajtojne si njerez pa shtet, pa te drejta dhe te pabarabarte.
Njoftoni miqte e dashamiret.