Redaktori i magazinës së mbrëmjes “Lajmet e fundit” në RTK, Arton Mulliqi është distancuar nga kronika e RTK-së në edicionin qendror të lajmeve ndaj me anë të të cilës u sulmuan mediat “Periskopi” dhe “Nacionale”.
RTK-ja ka cituar të hënën një shkrim nga një medium i Bosnjës në të cilin thuhej se dy portalet nga Kosova financohen dhe kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mulliqi ka shkruar se edhe në të kaluarën ishte distancuar nga kronika dhe lajmet jo profesionale që janë transmetuar në RTK.
Të tillë e ka cilësuar edhe lajmin e së hënës në edicionin qendror të lajmeve.
Seri e distancimeve të gazetarëve të RTK-së ndaj lajmit kundër dy mediave të Kosovës
“Duke vleresuar se kronika qe ishte transmetuar ne Lajmet Qendrore te RTK-se, e pasuar edhe nga nje lajm tjeter qe atakonte disa media dhe kolege ne Kosove, nuk i permbushe standardet profesionale , ne cilesine e pergjegjesit per magazinen e mbremjes “Lajmet e Fundit”, bashke me koleget e redaksise se mbremjes kemi vendosur qe te njejten te mos e transmetojme. Kaq kam mundur te beje, kaq kam bere!”, ka shkruar Mulliqi.
“Si gazetar/redaktor i televizionit publik, une mbaj pergjegjesi vetem per punen time, jo edhe te kolegeve nga edicionet e tjera te lajmeve e as ata te Webfaqes se RTK-se qe e ka publikuar lajmin poashtu!”, ka shkruar ai.
Ai ka shprehur keqardhje ndaj kolegëve për atë që ka ndodhur të hënën.
“Duke shprehe keqardhje per te gjithe ata kolege qe jane prekur nga kjo qe ka ndodhur mbreme, premtoj se une do te angazhohem per ruajtjen e vlerave profesionale deri ne diten e fundit qe do ta beje kete pune. Verifikimi lajmit ne secilin rast, mbetet parakusht per ruajtjen e standardeve te gazetarise. Ne libra thuhet: “edhe nese merr nje lajm nga Nena yte, verifikoje”! ka shkruar ai.