Gazetari Valon Syla ka komentuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjen të Autsrisë në të cilin i dyshuar kryesor është një shqiptar tashmë i vrarë me emrin Kujtm Fejzullahu.
Ai fajin se pse shqiptarët po kryejnë sulme të tilla ia lë edhe politikës. Sipas tij politikanët shqiptarë janë fajtor për shkak se vazhdimisht kanë flirtuar me ekstremistët islamik.
Postimi i tij i plotë:
Për terrorista s’kanë faj vetëm hoxhallarët. Kemi ne si familje, si prindër, si shkolla dhe si shoqëri që për 20 vjet nuk arritëm me prodhu kulturë, që e mund islamizmin me tipare mesjetare. Faj ka edhe diskursi oportunist i politikanëve, dhe njerëzve publik që flirtojnë me këta terrorista islamik në rrjete sociale.
Prej shteteve islamike, ju paska mbet diasporës tonë me qenë ma arab se arabi e ma turk se turku… këtu është problemi…
Ky është kapitullim i edukimit, i fesë, i shtetit i mediave, dhe follirantave pro islamik e oportunistave politik. Ja u honkt dreqi shiltet, e kulturën që po ma kultivoni midis Vjene.