×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja e “El Pais”: Për keqardhje largimi i Konsullit Krasniqi, ishte një mik i madh i Spanjës

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 16:09

    Gazetarja e njohur e gazetës prestigjioze të Spanjës, “El Pais”, Maria Antonio Sanchez Vallejo, ka reaguar përmes profilit të saj “Twitter” për largimin arbitrar të Konsullit Lulzim Krasniqi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

    Gazetarja spanjolle ka ndjerë keqardhje për largimin e Konsullit Krasniqi, të cilin e ka lavdëruar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Spanjës:

    “Me keqardhje mësova për largimin nga Nju-Jorku të Konsullit Krasniqi, një mik i madh i Spanjës, që ka bërë shumë në përafrimin e gazetarëve spanjollë me realitetin e vendit të tij. Do të na mungosh!”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Reagimi i gazetares vjen një ditë pasi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, e kishte larguar atë nga puna pa paralajmërim.

    Konsulli Krasniqi ishte diplomati i vetëm në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili kishte njohuri të larta të gjuhës dhe kulturës spanjolle dhe të Amerikës Latine.

    “Kam qenë diplomati i vetëm në MPJD dhe në Shërbimin Diplomatik që zotëron nivelin më të lartë të spanjishtes (C2), dhe i cili ka njohuri dhe lidhje me Amerikën Latine dhe Spanjën”, kishte theksuar z. Krasniqi në letrën e tij dërguar znj. Gërvalla.

    Konsulli Krasniqi, disa herë ka sjellë në Kosovë gazetarë nga agjencia shtetërore e lajmeve e Spanjës, “EFE”, nga “El Pais”, nga “La Vanguardia” dhe nga gazeta të tjera prestigjioze të Spanjës dhe të Amerikës Latine, ku kishte organizuar intervista me krerët e lartë të Republikës së Kosovës.

    “E pa precedentë”, Donika Gërvalla mbyll konsullatën e Kosovës në New York, me vendim arbitrar e largon nga detyra konsullin Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!