×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja e njohur i reagon Labit: Edhe unë do t’u blija vetura shokëve të burrit sikur mos të paguaja tatim

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 14:37

    Deputeti, Labinot Tahiri në një nga emisonet vendore, mbrëmë deklaroi se iu ka blerë vetura edhe shoqeve të gruas së tij.


    Ndërkohë që gjatë ditës së sotme Tahiri përmes një shkrimi tha se deklarata e tij u nxor nga konteksi, reagimet në opinionin publik kanë qenë të shumta, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj deklaratës së Labit ka reaguar edhe Erëza Vela, e cila dikur drejtonte emisionin televiziv për ekonomi të quajtur ‘Ekonomia me Erëzën’, ka thënë se tatimi paguhet, që të ndërtohet një shtet ku secili e blen makinën e tij. Vela ka thënë se po të mos paguante tatime sikur Labi, edhe ajo me siguri do t’u blente vetura shokëve të burrit.

    “Qe 16 vjet punoj – 7 prej te cilave ne biznes – e nëse gjate kësaj periudhe kohore nuk kisha pagu tatim ne te ardhura reale, garant edhe unë ju kisha ble kerre shokëve te burrit tem. Përndryshe, pikërisht për këtë tatohemi: me pas shtet ku secili ka mundësi me e ble kerrin e vet”, shprehet ajo.

    Sipas saj Kosova është një ‘tallava shtet’

    “Po, na s’kemi shtet. Kemi tallava shtet”, ka shkruar ajo në profilin e saj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!