Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e këngëtares dhe gazetares së njohur Violeta Rexhepagiqit.
Sipas policisë, në mëngjes janë informuar se në një shtëpi gjendet një person pa shenja jete në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në viktimën femër , e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.