×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja serbe me nervozë pyet kancelarin gjerman pse po na kërkoni ta njohim Kosovën, përgjigja e tij tipike gjermane

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 23:44

    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka qenë i drejtëpërdrejtë në Serbi, sa i përket njohjes së Kosovës nga ana e shtetit serb, si anjë lider evropian deri sot. Kjo nuk ka trazuar vetëm presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por edhe gazetarët serbë në konferencën për shtyp në Beograd.

    Scholz në konferencën për media pas takimit me presidentin serb Vuçiq, tha se marrëveshja finale Kosovë – Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Presidenti serb i reagoi duke thënë se për herë të parë një lider evropian po i kërkon këtë, pasi deri tani në këtë formë e kishin kërkuar vetëm amerikanët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Në të njëjtën frymë sikurse presidenti, reagoi edhe një gazetare e televizionit publik serb RTS, në pyetjen e saj drejtuar kancelarit gjerman.

    “Keni thënë në Prishtinë që është normale që të vijë deri te njohja reciproke, pra që Serbia ta njoh Kosovën. Kur ka ndryshuar kjo? Ku është vendos kjo? Në cilat akte, cilat dokumente? Gjithë kohës flitej hollësisht për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, madje sipas modelit të dy Gjermanive. Pse tani po ndryshojnë aktet vetëm në dëm të Serbisë?”, pyet ajo kancelarin gjerman.

    Kancelari Olaf Scholz shkurt dhe ftohtë siç është në natyrën e komunikimit gjerman. Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën nuk është i ri. Ai theksoj se ky qëndrim tash e sa kohë dihet.

    “Qëndrimi ynë rreth çështjes së Kosovës nuk është i ri por tani më një kohë të gjatë i njohur. Përndryshe kam thënë një gjë që është shumë e qartë dhe ndoshta ju ndihmon”, u përgjigj kancelari Scholz. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!