Kryesia e LDK-së në Pejë, e kryesuar nga kryetari Gazmend Muhaxheri mbajti mbledhje të rregullt dhe bisedoj për zhvillimet politike rreth koalicionit qeverisës.
Sipas një njoftimi, Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabartë me VV-në.
“LDK duhet të ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit.
LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale.
LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngushtë me të parën, prandaj edhe e meriton gjysmën e pushtetit politik.
LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti mbajtën një takim, i cili edhe pse zgjati më shumë se tri orë, nuk pati marrëveshje