Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se deri në vitin 2054, do të jetë kryetar i këtij qyteti.
Ai në një lidhje telefonike në emisionin “Frontal”, në T7 , tha se e ka vendosur këtë objektiv që ai të jetë kryetar deri në këtë datë.
I pyetur se a nënkupton që partitë tjera të mos kandidojnë për këtë pozitë, ai u përgjigj shkurtimisht se “po”.
“Unë mendoj se deri në 2054 do të jem kryetar i komunës së Pejës. Ashtu e kemi vendosur objektivin. Tash e shohim nëse qytetarët janë të kënaqur edhe votojnë. Varet shumë edhe nga partia por besoj që ne këtu me qytetarët e Pejës e kemi një marrëveshje tjetër”, ka thënë Muhaxheri.
Në ndërkohë kur i njëjti u pyet për uljen në pozitë të Agim Veliut në Degën e LDK-së në Podujevë, ai e mbylli telefonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.