×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri: Nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në qeveri

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 21:09

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ndërsa ka folur për mosmarrëveshjet me VV-në për lidhjen e koalicionit qeverisës ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do t’iu konvenonte.


    Muhaxheri shprehet i bindur se nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në qeveri.

    “Nëse nuk bëjmë ne marrëveshje e ke të gatshme, vjen PAN-i në qeveri”, tha Muhaxheri.

    Ai u shpreh i bindur se puna është e kryer dhe deri me 26 dhjetor do të arrihet edhe marrëveshja me presidentin.

    Muhaxheri kështu iu kundërpërgjigj Albulena Haxhiut e cila tha se nëse LDK insiston në pozitën e presidentin atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!