×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri thotë se ka pretendime për tu bërë kryetar i LDK-së

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 22:46

    Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur edhe për garën e brendshme brenda LDK-së dhe pozicionin e tij në këtë proces.


    Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini u është përgjigjur edhe pyetjeve të audiencës.

    “Nëse do të kandidonte Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së a do ta mbështeste Gazmend Muhaxheri”, ishte njëra nga pyetjet e audiencës së “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

    Kryetari i Pejës është përgjigjur duke thënë se varësisht se kush do të jetë në garë për kreun e LDK-së do të votojë.

    “Ndoshta unë jam kandidatë e në këtë rast si do ta votojë Vjosën”, është shprehur Muhaxheri.

    I pyetur nëse ka pretendime për kryetarë të partisë Muhaxheri është përgjigjur: “Si nuk kam ambicie kur kam ardhur në pozitën e nënkryetarit të partisë. Kam pasur pretendime edhe për kryeministër”, është shprehur Muhaxheri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!