×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj u shpreh ngushëllime VV-së pas zyrtarizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 15:54

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas zyrtarizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka uruar shtetin e Kosovës, ndërsa ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u shprehur ngushëllime, përkatësisht anëtarit të saj, Visar Korenica, shkruan Reporteri.net.

    “Ngushëllime LVV (Visar Korenica)!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky reagim i Gecajt erdhi pasi që Korenica në korrik të vitit 2017 kishte shpërndarë në faqen e tij në Facebook video të dhunës së policisë izraelite ndaj popullit palestinez, teksa në përshkrim të postimit të tij kishte shkruar në gjuhën angleze se “ju (Izraeli) herët e vonë do të zhdukeni nga faqja e dheut, ashtu siç ka ndodhur me shumë të tjerë përpara”.

    Shefi i stafit të ministrit të Brendshëm në detyrë, thumboi edhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo po ngutet të marrë meritat për diçka për të cilën nuk ka kontribuoar fare.

    Ndryshe, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera.

    Ky është postimi i plotë i Gecajt:

    Shumë bre qenka ngutur ushtruesja me marrë kredi për diçka për të cilën ka pasur zero kontribut!

    Urime Kosovē!

    Ngushëllime LVV (Visar Korenica)!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!