×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci: Ndoshta gabuam që shkuam pas Dacit, LDK duhet me qenë vetëm një

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 21:15

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur për aktivitetin e tij në skenën politike kosovare.


    Ai në emisionin “Tete a tete” me Adelinën në Kanal10, ka thënë se në kohën pas vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ai u rreshtua krah akademikut Nexhat Daci, transmeton Reporteri.net.

    Por sipas tij, ky veprim ndoshta ishte edhe i gabuar, pasi që ai thotë se as atëherë e as tash nuk duhet të jenë dy LDK, por vetëm një.

    Këtë ai siç duket e ndërlidh me një ndarje tjetër të mundshme të LDK-së, pasi që tashmë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, veçse e ka konfirmuar se do vazhdojë rrugëtimin e saj politik jashtë LDK-së.

    Ka pasur zëra të shumtë rreth emrave të LDK-së të cilët mund t’i bashkohen Listës së Vjosa Osmanit, por që deri më tash nuk është zyrtarizuar asgjë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!