Genc Cakaj ka thënë se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Reagimi i tij vjen pasi që këto ditë u përfol se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Një sqarim i vogël:
E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!
Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ?,
Genti
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.