Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i ka ofruar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.
Pas dorëheqjes, Edi Rama ka falënderuar Gentin për punën e deritanishme, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në Kryeministri.
“Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit”, ka thënë Rama përmes një postimi në Twitter,shkruan Reporteri.net.
Rama ndërkaq ka bërë të ditur se Olta Xhaçka është emëruar ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Kurse Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.