×
  • Lajme
  • Lajme

    George Soros dhe djali i tij ndihmojnë Kosovën me 1.5 milionë dollarë për blerjen e testeve për Covid

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 15:35

    Drejtori i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Luan Shllaku, ka njoftuar se investitori miliarder George Soros, ka ndihmuar Kosovën me 1.5 milionë dollarë për blerje të testeve COVID-19.


    Për këtë çështje KFOS-i në Kosovë ka lëshuar edhe një njoftim ku bëhet e ditur se ky fondacion do të dhurojë 1,500,000 dollarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë  COVID-19, transmeton Reporteri.

    https://www.facebook.com/luan.shllaku.1/posts/10160222530604278

    Aty bëhet e ditur se fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale, një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të bëjnë rreth 500 teste në ditë.

    “Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendës kryesuesi i Bordit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

    “Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/kfos1/photos/a.419469888073139/3361098330576932/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAzqobNBQN2KhTce6rY9ex1mUKOFZpSlSVknmMPpkKvztiOhzdWhF609FLO3niKYgRSQLsc-bXoxUQhqLXy2AiDg48UpOnqURG3CeklUdl_y0gPqoLD6JP30go1Xkahk4DWtrYJt-s1U0U86Hh5Qlr_aNJYGACLZR0B-QBXFLMofu6ozPSydWvDoZZ18JZN7EHk5x_JfZfICaMte99_cTzwMvPD5GcGraaiVxq_9Mf8BQV7e8p9NJzvv-35d_X31huaLYjFaG4F7s0QkqxCfsVjO8v0jmRmbE3D8G_PSHEpbIuIW2F4x1_1D3qSreXtGY7Cg2k00EO5H-pm_H7lSmqqfw&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!