×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla e bllokon një grua në rrjetet sociale pasi i tha se s’mund të shkojë në takime të nivelit të lartë me sandale

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 11:26

    Një përdoruese në Twitter i ka reaguar Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me veshjen që ka pasur në takimin e lartë që ka mbajtur me Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltengberg. Pas komentit të saj, Gërvalla e ka bllokuar të njëjtën në këtë rrjet social.


    Komentuesja i ka shkruar Gërvallës se duhet të ndjek orë mësimi lidhur me protokollin e veshjes.

    “Urgjentisht ndiq orë mësimi për protokoll. Nuk duhet të mbathësh sandale të hapura dhe këso veshjesh në takimet e nivelit të lartë. Mësoj flamujt e shteteve sa më parë. Çfarë të presim tjetër kur puna jote e parë është ministër. Po i bën shërbim të dëmshëm Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Pas këtij komenti, Donika Gërvalla e ka bllokuar përdoruesen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!