×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla e lë ministrin austriak të presë në veturë për disa minuta

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 12:17

    Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg po viziton sot Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomati austriak tani ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

    Por siç raporton rtv 21, Gërvalla e ka lënë ministrin austriak të presë disa minuta në veturë.

    Nuk dihet arsyeja e kësaj vonese të Ministres Gërvalla.

    Ndërkohë, pas takimit me Gërvallën, ministri austriak është parë në disponim të mirë.

    Pas puthjes së dorës që i bëri presidentes Osmani, është parë teksa ka përqafuar edhe ministren Gërvalla.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!