Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përgëzuar EULEX-in për iniciativën e ndërmarrë për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, duke e cilësuar atë si iniciativë kreative dhe të dobishme.
Gërvalla tha se Kosova nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë, e ka mbështetur këtë të fundit.
“Dua ta falënderoj EULEX-in për këtë iniciativë kreative dhe të dobishme. Kosova nga dita e parë e luftës së pajustifikueshme të Rusisë, ka treguar se ku qëndron Kosova, dhe ne qëndrojmë në anën e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tha se Kosova e kupton shumë mirë gjendjen në të cilën është duke kaluar Ukraina.
“Ndihmat humanitare, sanksionet dhe të gjitha masat tjetra politike e sociale janë një arsye që tregojnë se Kosova e kupton mirë se ku po kalojnë ukrainasit”, ka thënë Gërvalla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.