Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka mirëpritur për mëngjes ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës në Strasburg.
Ajo tha se Kosova e meriton të jetë shteti i radhës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE. Pati shkëmbime të dobishme. Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para. Si një vend i vërtetë europian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.
A very productive morning. DPM/FM @gervallaschwarz hosted a 💼 breakfast for @coe members’ ambassadors. Useful exchanges. Being open and courageous is the way forward. As a true European & democratic country, Republic of Kosova deserves to be the next full-fledged member of CoE. pic.twitter.com/5JIYJNwMw6
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) June 23, 2022
Në Strasburg, Gërvalla ka takuar edhe presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, Tiny Kox, me të cilin tha se pati një diskutim të mirë për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.