×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla me ftesë të Blinken merr pjesë në “Summit of the Americas” në ShBA

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 16:33

    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas” në ShBA.

    Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

    Ai gjithashtu është shprehur se kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në ketë samit.

    “Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit”, ka shkruar Sharri.

    Sharri përmes këtij postimi dha detaje edhe për takimet që do të zhvillohen atje.

    “Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!