×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Me Kurtin e Bislimin zhvilluam takime të shumta në Bruksel

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 22:00

    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka njoftuar se së bashku me Kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi kanë zhvilluar takime të shumta në Bruksel.


    “Filluam me Kryeministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli”, shkroi Gërvalla në Facebook.

    Postimi i plotë i saj:

    Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel. Filluam me Kryeministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv tëKomisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli.

    Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi.

    Nesër na pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur.

    Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!