Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Në mesin e të pranishmëve është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla. Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova është vendi më pro evropian, pro perëndimor e pro NATO.
Megjithatë, kryediplomatja kosovare u shpreh se ky orientim që është kryesor për vendin, sfidohet nga aspekte të ndryshme të sigurisë.
“Unë mendoj se siguria nuk është vetëm për armët, por të gjitha aspektet e tjera. Një prej tyre janë lajmet e rrejshme”, tha ministrja gërvalla në fjalën e saj, raporton RTKlive.
Ministrja Gërvalla u shpreh se Kosova dhe rajoni ballafaqohen pak a shumë me të njëjtat probleme dhe se duhet bashkëpunim i ngushtë mes vendeve.
“Ndikimi i Rusisë në rajon është në mënyra të ndryshme e një prej tyre janë përmes lajmeve të rrejshme”, tha Gërvalla.
Ajo tha se nëse BE-ja është e interesuar për sigurinë në Ballkanin perëndimor, atëherë duhet përfshirë rajonin në BE.
Të pranishëm janë Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.