×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me kongresistin amerikan

    Gërvalla në ShBA: Serbia ende nuk është dënuar për sulmin në Banjskë

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 16:08

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka takuar ditën e sotme kongresistin republikan, Keith Self, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatën e lëshuar nga MPJD, Gërvalla e ka njoftuar kongresistin republikan për kërcënimet e vazhduesme të Serbisë ndaj Kosovës, dhe ka përmendur se nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit të shtatorit në Banjskë.

    Komunikata e plotë:

    Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të takimit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me kongresistin republikan, Keith Self.

    Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Self lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive por edhe vendosmërinë e Republikës së Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj.

    Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, ministrja Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!