×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla për Newsweek: BE po e humb kredibilitetin dhe autoritetin në Ballkanin Perëndimor, është dëshmuar të jetë mjaft naive

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 16:33

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë dhënë për gazetën anglo-amerikane “Newsweek”, ka bërë thirrje ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe aleatët e tij evropian, që të veprojnë për të parandaluar Ballkanin Perëndimor të mos rrëshqas në konflikt etnik.

    Gërvalla, për “Newsweek”, ka akuzuar Bashkimin Evropian për humbje të autoritetit dhe kredibilitetit si union në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Siç shkruan gazeta: “Gërvalla thotë se Rusia dhe aleatët e saj rajonal – në veçanti Serbia dhe Bosnja e Hercegovina – po e shfrytëzojnë hezitimin e BE-së dhe po mëveshin të njëjtat ndarje etnike që ngrenë Ballkanin në luftat brutale të viteve 1990”.

    Një rrëshqitje e tillë, sipas ministres, u hap mundësinë për ndikim më të madh rus dhe kinez, “mu në zemër të Evropës”.

    “Duke i injoruar gjerësisht rreziqet në rritje , BE ka humbur – dhe dita ditës po e humb më shumë – kredibilitetin dhe autoritetin në Ballkan”, konsideron Gërvalla.

    “Në njërën anë, ata kanë çfare e quajnë metodologji të BE-së në hapjen ose mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim me vendet e Ballkanit. Por në anën tjetër, BE nuk është mjfatueshëm serioze në parandalimin e konflikteve, dhe ka humbur autoritet të konsiderueshëm duke mënjanuar në mënyrë të rreptë që të adresojë ngacmuesin agresiv të Ballkanit”, përgjigjet Gërvalla për Newsweek.

    “Deri më tash, qeveria e Serbisë dhe aleatët e saj janë duke e mashtruar BE-në”, thekson ajo.

    Sepse, sipas saj, loja e dyfishtë që Serbia e bën në raport me BE-në duke thënë se është për anëtarësim në union dhe duke shfrytëzuar miliarda euro prej tyre, kurse në anën tjetër “janë futur në bashkëpunim të rrezikshëm me Kinën dhe Rusinë”.

    “Duke blerë edhe armë prej tyre”.

    “Situata për ne është tejet e qartë, s’mundesh dyjat”, konsideron ajo.

    Ndërkaq, vazhdon ajo, “nuk dihet a është naivitet nga ana e BE-së”, ose nëse është “plan i BE-së që ti pumpojë miliarda [euro] Serbisë dhe të kthejë kokën e të mos sheh duke u shkelur vlerat bazë evropiane si demokracia, sundimi i ligjit, dhe kritere të tjera të rëndësishme”.

    Gërvalla drejtohet nga, siç e quan ajo “miqtë e vërtetë dhe të mbështetshëm të Shtëpisë së Bardhë”.

    “Ata e kanë njohur Kosovën që nga 1990-tat dhe kanë qenë shumë mbështetës përgjatë tërë rrugëtimit tonë të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”.

    Gervalla-Schwarz hodhi poshtë gjithashtu çdo aludim se Shtëpia e Bardhë po ftohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E këtu “Newsweek” i përmend edhe aludimet se administrata amerikane gjoja shkaku i Kurtit fillimisht e kishin lënë Kosovën jashtë listës së të ftuarve në Samitin e Demokracisë.

    “Na mbetet neve që të bindim miqt dhe aleatët tanë për hapat që po i marrim në disa fusha”. Por nuk ka dyshime, dhe nuk duhet të ketë asnjë, ShBA është fuqishëm në anën tonë”, thotë Donika Gërvalla.

    Gërvalla konsideron se Serbia ka ashpërsuar gjuhën ndaj vendeve të rajonin dhe se “po kërcënojnë me luftëra”.

    Ajo thotë se nuk është vetëm Serbia, por mbrapa saj qëndron edhe Rusia, dhe komenton fakti se si ambsadori rus në Beograd Kharchenko vizitoi forcat ushtarake serbe në kufirin e Rashkës në vazhdën e tensioneve kufitare në Jarinje.

    “Njerëzit tanë mund të flenë qetë falë prezencës së KFOR-it”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare.

    “Sepse ndryshe nuk do të ndjeheshim të qetë në këtë moment: kur ushtritë dhe trupat po bëhen më të fuqishëm dhe më prevalentë, kur mbështetja ruse përmes Serbisë po bëhet edhe më prevalente”, është shprehur Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!