×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Kanada

    Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 13:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka takuar homologen e saj në Kanada, Melanie Joly e falënderoi këtë të fundit për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë vendit tonë, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatën e MPJD-së thuhet se Gërvalla e ka njoftuar Jolyn për situatën politike në vend, atë të sigurisë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, që siç i tha Gërvalla sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    “Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:

    Ministrja Gërvalla në Kanada, pritet ngrohtësisht nga homologia, Mélanie Joly

    Në shënim të 25-vjetorit të pranimit të refugjatëve nga Kosova dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, me qëllim të fuqizimit të miqësisë dhe përparimit të projekteve me interes të përbashkët, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite zyrtare në Kanada ka zhvilluar takim me Ministren e Punëve të Jashtme, Mélanie Joly.

    Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, pasi e falënderoi për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e saj, Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore.

    Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat.

    Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla i dhuroi Ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!