×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Serbia s’po e njeh realitetin, po e bllokon integrimin e Ballkanit në BE

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 16:42

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se të gjithë e dinë se integrimi i Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian do të jetë i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin.


    “Duke jetuar për 30 vjet në Gjermani, e kam parë që Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për vende që mund ta paraqesin BE-në si një monedhë për ndarje. Arti i diplomacisë i bazuar në fakte dhe në të vërteta, nuk është i lehtë, derisa bashkëpunimi rajonal është i ndërlidhur me diskriminimin. Sepse diskriminimi është toksik, i helmueshëm për ndërtimin e mirëbesimit”, ka thënë Gërvalla

    Ajo në Samitin e Prespës ka thënë se është detyrë e secilit shtet që të punojë në ndërtimin e vendit duke luftuar korrupsionin, duke zbatuar shtetin e së drejtës për tu bërë një rajon i vërtetë që paraqet besim për BE-në, njofton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!