Kryediplomatja Donika Gërvalla ka shpërndarë deklaratën që dha para dy ditësh, e që ngjalli reagime të shumta, kryesisht tallje, ku tha se çdo herë në aeroplan takon njerëz që po kthehen në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Gërvalla tha se shtetet perëndimore nuk janë më si më herët, teksa shtoi se Gjermania është në krizë të rëndë ekonomike.
“Unë takoj në aeroplan çdo here njerëz të cilët kanë ikur para një kohe jo shumë të gjatë dhe po kthehen përsëri sepse kanë konstatuar se jo gjithçka në Gjermani, Zvicër, Suedi e në shtete tjera është kaq e lehtë sa duket ndoshta nga distanca”, është deklarata që ka ndarë Gërvalla.
Ajo ka thënë se Evropa Perëndimore është duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike.
“Është e vërtetë që Evropa Perëndimore është duke vuajtur nga një gjendje instabiliteti, siç e shihni Gjermania ka zgjedhje të parakohshme, Presidenti francez gjithashtu ballafaqohet me vështirësi të shumta. Pra nuk jemi më në vitin 1990 deri në vitin 2000 ku pati një hov të jashtëzakonshëm Gjermania”, ka thënë Gërvalla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.